Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria në sulm për historinë/ Formacioni kuqezi: Broja, Hoxha, Manaj në sulm

schedule19:18 - 13 Nëntor, 2025

schedule 19:18 - 13 Nëntor, 2025

Federata Shqiptare e Futbollit publikon formacionin anti-Andorra. Kuqezinjtë luajnë sot kundër Andorrës, ‘armikut’ tonë më të dashur.

Andorra mbetet “tabela e preferuar e qitjes” për kombëtaren shqiptare, e cila ka një bilanc tepër pozitiv ndaj “liliputëve” të grupit tonë eliminator të Botërorit, e ndoshta kjo mund të jetë një arsye më shumë për të besuar tek fitorja e sotme.

Luhet për të siguruar plej ofin për të shkuar në Kupën e Botës, dhe një fitore atje është detyrim absolut, përtej asaj që Serbia mund të bëjë në Angli.

Kuqezinjtë kanë statistikat me 6 fitore, 1 barazim e vetëm 1 humbje, por që nga disfata 0-2 në 2002, kemi gjashtë rezultate të dobishme radhazi, ndër to 5 fitore.

Formacionet Zyrtare:

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti (C), Ajeti, Mitaj, Asllani, Laçi, Shehu, Broja, Hoxha, Manaj.

Trajner: Sylvinho

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!