Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“ Me Andorrën, luajmë për fitore”, Sylvinho: Play-off, hap i vështirë por jemi pranë kualifikimit

schedule17:32 - 12 Nëntor, 2025

schedule 17:32 - 12 Nëntor, 2025

Ekipi ynë i futbollit do të zhvillojë ditën e nesërme sfidën me Andorën. Në konferencën për mediat, trajneri Sylvinho tha se ekipi ynë do të luaj për fitore dhe se skuadra e Andorës është një skuadër e vështirë.

Më tej, Sylvinho tha se ekipi ynë ka ardhur në rritje dhe se jemi shumë afër kualifikimit për një play-off.

” Trajneri i Andorrës njeh shumë mirë lojtarët, kanë një difensivë të mirë. Në ndeshje në Tiranë ishte në fillim e vështirë, ndërkohë i kemi parë dhe në ndeshjet e tjera, janë një ekip që luajnë për cdo centrimetër të fushës dhe shpresoj që t’ja dalim nesër për të fituar.

Po rritemi shumë si federatë, shihet dhe në rezultate. Diferenca në futboll bëhet gjithmonë e më të vogla. Kur luan jashtë është më e vështirë sesa të luash në shtëpi, ne kemi pasur rezultate më të mira kur kemi luajtur në shtëpi. Jemi shumë afër kualifikimit për një play off. Shpresoj që nesër të kemi një hap shumë të mirë.”  / abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!