Prokuroria e Posacme SPAK ka paraqitur prova të reja gjatë seancës paraprake në ngarkim të Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe të pandehurve te tjerë. Këto prova mësohet se janë fatura të ardhura nga Shtete e Bashkuara të Amerikës lidhur me Lobimin e LSI.
Por këto prova sipas avokatit të Ilir Metës janë në shkelje të ligjit pasi hetimet janë mbyllur dhe nuk mund të merren parasysh. Avokati i Ilir Metës ka kërkuar që dosja të ktthehet në Spak për plotësim hetimesh si dhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, pasi sipas tij ka konflikt interesi duke qënë se po hetohet nga SPAK. Këto kërkesa por edhe Largimi i avokatit të Ilir Metës nga salla e gjyqit bëri që seanca për kalimin apo jo në gjykim të dosjes së Ilir Metës të shtyhet më datë 17 nëntor.
Ndërkohë një tjetër seancë për Ilir Metën u shty në Gjykatën e Apelit të Posacëm, ku ish presidenti kërkonte shuraje të masës së sigurisë arrest me burg. Edhe për këtë seancë shkak i shtyrjes u bë kërkesa e avokatit për përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani me pretendimin se ajo ka qënë e njëjta gjyqtare që rrëzoi disa javë më parë një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë për Ilir Metën. Tashmë kërkesa e Ilir Metës pritet të shqyrtohet me 14 nëntor për shuarjen e masës së arrestit me burg.
Spak mbylli hetimet për Ilir Metën në muajin Korrik ndërsa dosja u dergua në Gjykate në fund te Gushtit, ku përfshihen tre hetime, ajo e aferës CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. te pandehur për këtë cështje janë Pirro Xhixho i cili akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim, Fatime Kryemadhi e cila akuzohet për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun. Ilir Meta ndodhet nëparaburgim që prej tetorit 2024, ndërsa kërkesat e tii për lirim janë rrëzuar më parë në të tre shkallët e gjyqësorit./abcnews.al

