Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka miratuar projektligjin e rëndësishëm të financimit, që mund t’i janë fund mbylljes më të gjatë të qeverisë në histori.
Tani projektligji duhet të miratohet te Dhoma e Përfaqësuesve para se presidenti Donald Trump ta nënshkruajë për ta futur në fuqi.
Trump ka sinjalizuar se është i gatshëm për këtë. Marrëveshje u arrit gjatë fundjavës, pasi disa demokratë vendosën t’iu bashkohen republikanëve dhe negociuan për t’i rikthyer punonjësit federalë në punë dhe për t’i rinisur shërbimet thelbësore.
Mbyllja ka ndikuar edhe në udhëtimin ajror në SHBA dhe përfitimet ushqimore për 41 milionë amerikanë me të ardhura të ulëta. Vetëm të hënën u anuluan mbi 2400 fluturime në të gjithë SHBA-në e rreth 9000 u vonuan.

