Real Madrid kërkon një mesfushor të madh në merkato dhe i është rikthyer pistës Sergj Milinkovic-Savic. Mediat spanjolle raportojnë se “Los Blancos” kanë gati 105 milionë euro për kartonin e mesfushorit të Lazios.
24-vjeçari po kalon një moment shumë të mirë dhe është një nga lojtarët kyç të ekipit të Inzaghit, që po zhvillon një sezon fantastik dhe renditet në vend të tretë, tre pikë larg kreut të renditjes.
Një ofertë tunduese për klubin italian, por Igli Tare nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e serbit në janar, gjithmonë nëse Real Madrid nuk rrit ofertën dhe përgatit një tjetër edhe më të bujshme. /abcnews.al