Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjyqi ‘modern’ për Enver Hoxhën/ Historiani: Për Kosovën, kërkoi vetëvendosje! Partia Komuniste bëri konferencën e Bujanit

schedule21:07 - 10 Nëntor, 2025

schedule 21:07 - 10 Nëntor, 2025

Historiani dhe akademiku Pëllumb Xhufi komentoi për ‘Real Story’ qëndrimin e ish udhëheqësit komunist të vendit Enver Hoxha lidhur me çështjen e Kosovës.

Xhufi tha se Enver Hoxha në Pezë ka mbajtur qëndrimin se popujt e Kosovës dhe Çamërisë në bazë të kontributit në luftën antifashiste do të kërkojnë të drejtën e vetëvendosjes. Më tej, Xhufi tha se Partia Komuniste ka organizuar konferencën e Bujanit ku qëllimi kryesor ishte të përcaktohej pozicioni politik i popullit të Kosovës në kuadër të luftës antifashiste dhe fati i saj pas çlirimit.

“Çështja e nacionalizmit e Enverit. Kapim çështjen nyjen kryesore të nacionalizmit që ka qenë çështja e Kosovës, edhe e Çamërisë, por e Kosovës. Çfarë qëndrimi ka mbajtur? Që në Pezë, është thënë mbi bazën e deklaratës që thash të Atlantikut, që popujt e Kosovës dhe Çamërisë në bazë të kontributit që do japin në luftën antifashiste, për çlirimin e vendit do të kërkojnë edhe të drejtën e vetëvendosjes. Kjo e thanë të mëdhenjtë Çurçilli me Rusveltin aty dhe kjo është tjerrur gjithmonë.

Në Mukje që u bë kur ra Musolini, dhe që dukej Italia kishte marrë fund, dëgjuan më në fund thirrjen e Partisë Komuniste Balli Kombëtar, po takohemi, edhe u takuan në Mukje. I ke parë fotografitë, ka shkuar gjithë Balli Kombëtar, me 20 e ca vetë dhe me nja dy a tre çeta të armatosur, këta të shkretët 5 a 6 që kishin shkuar me doktorin, Ymer Dishnicën, dhe e thotë vetë doktori, ishim në presion thotë Dishnica, dhe pranuan një gjë për të cilin nuk ishin të mandatuar. Ishin mandatuar që të shkonin deri në krijimin e një shtabi operativ të përbashkët. Pra, për çështjen e Kosovës, dhe kush e bëri Konferencën e Bujanit? Partia Komuniste e bëri, e thonë vetë dokumentat jugosllave, t’i jap unë po deshe.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!