Analisti politik Skënder Minxhozi komentoi për ABC Neës zgjedhjet lokale në Kosovë të cilat u mbajtën ditën e djeshme. Nga rezultatet shihet një tkurrje e Vetëvendosjes në komunat kryesore, teksa vendi që prej shkurtit nuk ka krijuar ende qeverinë e saj.
Minxhozi tha se Vetëvendosja del forcë e tretë pas LDK dhe PDK. Më tej, Minxhozi komentoi fjalimin e kryetarit të Prishtinës Përparim Ramës për të cilën tha se foli si një politikan që kërkon zgjidhje për vendin.
Sakaq, analisti tha se Kosova ndodhet përpara dy krizave atë të formimit të qeverisë, si dhe zgjedhjet për presidentin e ri.
“Vetëvendosja del forcë e tretë pas PDK dhe LDK. Këto zgjedhje tregojnë situatën e fragmentuar politike që prej shumë vitesh që i dedikohet ligjit elektoral, por edhe kushtetutës. Kriza ka një krizë të vjetër politike që prej shkurtit që nuk mblidhet parlamenti.
Kurti dështoi të krijojë qeverinë, jemi në vakum të qeverisjes qëndrore që krijon amulli në politikën kosovare. Kemi një parti më të madhe Vetëvendosjen, si dhe një numër partish që në teori do të bënin një shumicë.
Zgjedhjet komunale nuk tregojnë gjithckka dhe janë në një krizë të mbivendosur. Kjo e politizoi beteja të tilla të rëndësishme si Prishtina, fjalimi i Përparim Ramës mund të ishte si një kryetar opozite duke goditur Kurtin. Nuk foli si i zgjedhur i pushtetit vendor, por si i zgjedhur që përfaqëson politikanin që kërkon zgjidhje për vendin. Kosova për shkak të ligjit dhe mënyrës sesi zgjedh, ka dy kriza atë aktualen që nuk po krijon qeverinë, por pas saj do të dalë në pah zgjedhja e presidentit të ri.”

