Tajfuni “Fung-wong” ka goditur të hënën në veriperëndim të Filipineve, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu e duke lënë pa energji elektrike provinca të tëra. Është raportuar për të paktën dy të vdekur dhe mbi 1.4 milion persona janë zhvendosur.
“Fung-wong” ka goditur në veri të Filipineve ndërsa shteti është ende duke e marrë veten nga shkatërrimet që i solli tajfuni “Kalmaegi”, që la të paktën 224 të vdekur në provincat qendrore para se të godiste Vietnamin.
“Fung-wong” goditi brigjet e provincës verilindore Aurora të dielën mbrëma. Shpejtësinë maksimale e arriti në 230 kilometra në orë. Më pas vazhdoj drejt veriperëndimit.
Mbi 1.4 milion u zhvendosën në strehimore apo shkuan në shtëpi të familjarëve para se tajfuni të godiste, dhe rreth 318 mijë mbetën në qendrat e evakuimit të hënën. Rreth 1000 shtëpi janë dëmtuar, e janë përmbytur fshatra e rrugë.

