Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Opozita nuk mbahet mend për asgjë të mirë”, Çupi: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje prish entuziazmin, por jo demokracinë

schedule20:43 - 9 Nëntor, 2025

schedule 20:43 - 9 Nëntor, 2025

Analisti Frrok Çupi komentoi për ABC News zgjedhjet e mbajtura në 5 bashki të vendit, pas vakancave të krijuara.

Çupi tha se votuesi shqiptar ka duruar politikën, por sidomos opozitën shqiptare. Më tej, Çupi tha se pjesëmarrja e ulët në zgjedhje prish entuziazmin por jo demokracinë, pasi parimet demokratike të japin lirinë të votosh ose jo.

“Votuesi në Shqipëri është sjellë në mënyrë të durueshme, ka duruar politikën dhe sidomos opozitën. Opozita ka rrjedhur gjithë kohën.

Nuk është asgjë në PD ikja e Bujar Leskajt, shpëton për vete por nuk ndryshon gjë në politikë. Opozita nuk mbahet mend për asgjë të mirë. Pjesëmarrja e ulët është problem, prish festën dhe entuziasmin por jo demokracinë.

Demokracia ka masa mbrojtëse ku dhe me 12 përqind njihen zgjedhjet. Është e drejtë demokratike të dalësh në zgjedhje, por edhe të mos dalësh. “

Analisti politik Skënder Minxhozi tha se pjesëmarrja e ulët në zgjedhje ishte e pritshme dhe se opozita në këto zgjedhje shkoi me 5 persona pa parti.

“Pjesëmarrja është e ulët dhe ishte e pritshme, ishin zgjedhje për 5 zyra. 5 zyra të mbetura bosh për shkak të 11 majit prodhuan zgjedhje për ndryshimin e titullarit. Vëmë re se opozita në këto zgjedhje shkoi me 5 persona pa parti.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!