Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Goditje në tru edhe tek të rinjtë/ Mjekët: Shtohen rastet në moshat mbi 25 vjeç

schedule12:34 - 8 Nëntor, 2025

schedule 12:34 - 8 Nëntor, 2025

Insultet, sëmundjet kur një enë  e gjakut në tru çahet apo bllokohet dhe për pasojë qelizat në zonën e prekur fillojnë  të vdesin nga mungesa e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese duke shkaktuar invaliditet e deri humbje jete po shohen.  Për neurologët shqetësues është  fakti  se  ato po prekin dhe të rinj.

“Janë pathologji në rritje dhe jo vetëm në moshën e tretë, vitet e fundit kemi  rritje të infarkteve dhe  hemoragjive dhe në mosha të reja , mbi moshën 30 apo 35 vjeç. 1 në 4 persona mbi moshën 25 vjeç rrezikon  të  preket nga insultet cerebrale. 

Në Shqipëri sipas statistikave numri ka ardhur në rritje dhe mund të themi që  në vit kemi minimalisht 3 -4 mijë raste të reja me infarkte te trurit,  pra raste që bëjnë për herë të parë strok.  Ndërkohë që 25% e e ketij numri  janë raste të përsëritura,  që janë infarkte apo hemoragji të trurit për herë të 2-3-4-5.”

Arsye sipas mjekëve është neglizhenca ndaj disa prej faktorëve që mund të modifikohen.

“Këtu hy hipertensioni,  diabeti, dislipidemitë,  alkooli, duhani, disa pathologji të tjera me koagulopatitë se një pjesë e tyre  hyne dhe tek ato që quhen faktorë të pamodifikueshëm.   

Sipas studimeve  në qoftë se ne  bëjmë modifikimin dhe rregullimin e këtyre faktorëve  do kemi  ulje të infarkteve dhe hemorragjive të trurit me 90%.

Është e domosdoshme të kemi diagnostikim të hershëm të pathologjive duke filluar që nga hipertensioni, dislipidemitë,  diabeti. Duhet të kemi marrjen e rregullt të mjekimit,  dhe është  e domosdoshme eleminimi I alkoolit dhe duhanit  dhe është  akoma më e domosdoshme ajo që quhet aktivitet fizik pra  minimalisht një njeri që të ketë një jetë të shëndetshmë duhet të bëjë  aktivitet fizik që shkon nga 3 deri ne 5 herë në javë  deri në 60 minuta ne herë. “

Një turbullim i pamjes, humbja e ekujlibrit, dhimbje e papritur dhe fortë e kokë  që mund të shoqërohet  dhe me humbje të vetëdijes  mund të jenë shenja parlajmëruese të një insulti.  Mjekët  këshillojnë  të mos neglizhohen dhe të kërkohet ndihmë  brenda 3- 4 orëve të para.  Sa më shpejt   të nisë trajtimi aq më  të pakta janë dëmet që mund të shkaktojë një goditje e tillë.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!