Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I dënuar për plagosje dhe armë pa leje/ Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 33 vjeçari Mikel Hoxha

schedule10:27 - 8 Nëntor, 2025

schedule 10:27 - 8 Nëntor, 2025

Ekstradohet drejt Shqipërisë Mikel Hoxha, 33 vjeç, nipi i ish-deputetit të PDIU-së, Dritan Bici. Ai ishte shpallur në kërkim që prej qershorit të vitit 2018, pas një ngjarjeje me armë zjarri të ndodhur në qytetin e Gramshit.

Fillimisht, më 23 prill 2021, Hoxha u dënua në mungesë me 17 vite burg, për akuzat “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Megjithatë, Gjykata e Apelit Durrës ndryshoi më pas kualifikimin ligjor të veprës penale, duke e riklasifikuar në “Plagosje e rëndë me dashje” dhe e dënoi atë me 4 vite heqje lirie.

Ngjarja për të cilën akuzohet ndodhi në qershor të vitit 2018, në sheshin kryesor të qytetit të Gramshit, përballë komisariatit të policisë, ku pas një konflikti pati të shtëna me armë zjarri. Si pasojë, mbeti i plagosur Admir Haruni, banor i zonës.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!