SPAK / Arben Kraja kërkon përjashtimin nga votimi të një anëtari të KLP

schedule14:50 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 14:50 - 19 Dhjetor, 2019

Mbledhja e KLP për përzgjedhjen e kreut të SPAK ka filluar.

Fillimisht do të bëhet pikëzimi i 3 kandidatëve bazuar në vizionin e tyre të paraqitur ditën e djeshme. Më pas Anëtarët e KLP do të zgjedhin me votë një nga 3 kandidatët.

Drejtuesi do të ketë vetëm funksion administrativ dhe do të jetë në detyrë me një mandat 3 vjecar. KLP do të bëjë transparente pikëzimin në fund të mbledhjes për secilin kandidat.

Mbledhja plenare e KLP  ka nisur me dorëzimin nga ana e anëtarëve të KLP-së i deklaratave, lidhur me pengesat ligjore dhe konfliktin e interesave, në kuadër të procesit të vendimmarrjes për Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme.

Për këtë qëllim, Arben Kraja ka paraqitur pranë KLP, një kërkesë ku kërkon përjashtimin e anëtarit Tartar Bazaj nga votimi për drejtues të SPAK, për shkak të konfliktit të interesit, pasi Kraja ka patur në shqyrtim dosjen e Bazaj, nga ku ka dhënë dorëheqjen nga hetimi administrativ.

Ndërkohë anëtaret kanë dhënë mendimin e tyre nëse anëtari i KLP Tartar Bazaj është apo jo në konflikt interesi./abcnews.al