Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ndërhyrja në pensione, rrit fuqinë blerëse”/ Eksperti i Ekonomisë: 40 % e buxhetit për fonde sociale. Paqja fiskale? Politikë inovatore

schedule20:54 - 7 Nëntor, 2025

schedule 20:54 - 7 Nëntor, 2025

Eksperti i Ekonomisë Enio Civici, në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News u shpreh se buxheti i vitit të ardhshëm synon konsolidimin, duke theksuar se synimi mbetet ulja e borxhit publik dhe deficitit.

“Buxheti 2026 parashikon një deficit buxhetor nën 2.5 % një borxh publik nën 60 % që ka edhe kriteret dhe një buxhet që tenton konsolidimin me të ardhura më pak se 30 %. Në këto tregues duket që është një buxhet i konsoliduar”, tha ai.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste, eksperti i Ekonomisë nënvizoi se 40 % e buxhetit shkon për fonde sociale.

“Pra pothuasje 40 % e buxhetit t shtetit shkon për çështje sociale, shëndet, arsim dhe reformë pensionesh ku kjo e fundit merr pjesën më të madhe. Reforma e pensionit ka tre objektiva kryesorë, i pari është që ta çojë në mesatare të pranueshme mundësisht pak më të lartë se rajoni sa i përket pensionit minimal sepse ai matet. Një tjetër gjë që synon është barazimi mes pensionit urban dhe rural. Ka nisur kjo por në 2026 do të jetë më i ndjeshëm. Një objektiv të tretë që ka është që të ndihmojë në fuqinë blerëse të konsumatorit. Pra nëse këto realizohen siç parashikon programi në supozohet të na rriten pensionet nga 4 deri në 6% çdo vit”, tha Civici.

Më tej Civici gjatë analizës së tij tha se Bujqësia dhe Turizmi duhet të ketë pa më shumë vëmendje, duke sqaruar se Mbrojtja merr më shumë para vitin e ardhshëm.

Gjithashtu i ndalur tek paqja fiskale tha se: “Paqja fiskale është një politikë e madhe publike që ka për qëllim kohëzgjatje të madhe të efekteve të saj. Është një politikë inovatore, por nuk është thjesht njëlloj amnistie. Dhe konsideron edhe amnistimin e atyre për të mos ta bërë më. Ka qëllim të edukojë njerëzit që është mirë të bësh biznes, por sipas rregullave.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!