Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Figura e Fatos Nanos/ Ilir Kulla: Burrë shteti që nuk vrau për pushtet! Luan Rama: Ja pse nuk arriti të bëhej president

schedule21:19 - 6 Nëntor, 2025

schedule 21:19 - 6 Nëntor, 2025

TIRANË- Në kujtim të ish-kryeministrit të ndjerë socialist Fatos Nano, bashkëpunëtorë të afërt dhe gazetarë që e kanë njohur nga afër kanë ndarë reflektime të ndjera mbi figurën e tij politike dhe njerëzore, në emisionin “Real Story”, të drejtuar nga gazetari Sokol Balla.

Ish-këshilltari i tij, Ilir Kulla, e përshkroi Nanon si një burrë shteti të rrallë, që nuk u përfshi në lojën e pushtetit për interes personal.

“Nuk ishte nga ata burra shteti që vret për të qenë burrë shteti. Është i vetmi burrë shteti në këto 35 vjet, që për arsye të tjera, ne që e njohim e dimë, por publiku jo, nuk ia di as sot kush janë fëmijët. Janë njerëz normalë dhe ai nuk u ka lënë asnjë hasëm, as politik, as personal”, tha Kulla.

Gazetari Martin Leka, i cili ka pasur marrëdhënie të afërt me Fatos Nanon, kujtoi një bisedë të veçantë me të dhe kritikën që ia bënte shpesh.

“Kur e pyeta për disa figura që nuk duhej t’i promovonte, më tha: ‘Politika nuk është arenë gladiatorësh, ku njeri duhet të vdesë patjetër’. Ai u bë i famshëm dhe mbeti në histori edhe me mënyrën se si iku. Ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme politike, që duhet të ndiqet. Si çdo njeri, ka pasur gabimet e veta – për mua, një ndër to ishte që promovoi dy njerëz që s’duhej. Po të ishte gjallë, do më thoshte: “E ke gabim'” tha ai.

Ndërkohë, ish-deputeti dhe shkrimtari Luan Rama ndaloi te një prej pyetjeve që shpesh është ngritur gjatë karrierës së Nanos, se  pse nuk arriti kurrë të zgjidhjet si President i Republikës.

“Arsyeja pse Fatos Nano nuk u bë president, lidhet me faktin se të tjerët nuk e donin në krye të vendit. E dinin që Fatos Nano nuk mund të ishte një manekin apo një kukull që mund ta përdorësh si të duash dhe kur të duash”, deklaroi Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!