Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mëkati” i Fatos Nanos / Petro Koçi: Nuk e kishte obsesion pushtetin, por ai duhej të bëhej…

schedule21:12 - 6 Nëntor, 2025

schedule 21:12 - 6 Nëntor, 2025

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka folur me vlerësim për figurën e ish-kryeministrit të ndjerë Fatos Nano, duke e cilësuar atë si një burrë shteti të vërtetë, por që Shqipëria nuk arriti ta kishte në postin më të lartë të vendit

“Shyqyr Zotit që nuk qe perfekt. Ishte i vërtetë, ishte real, ishte njerëzor. Ishte plotësisht burrë shteti. Vetëm një gjë i mungoi atij dhe Shqipërisë – që ai të paktën një mandat duhet të ishte bërë President i Republikës.”

Sipas tij, ndryshe nga shumë politikanë të tjerë, Nano nuk e kishte obsesion pushtetin.

“Nuk e kishte obsesion pushtetin. Këtë s’e kishte,” u shpreh Koçi në Real Story.

Koçi shtoi se trashëgimia politike e Fatos Nanos mbetet e rëndësishme për Partinë Socialiste dhe për politikën shqiptare në tërësi, duke theksuar se ai ishte një figurë që solli një frymë të re në tranzicionin e pas viteve ’90.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!