Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ngërçi politik në Kosovë/ ‘Data 21 ose 28 dhjetor, favorite për zgjedhjet’, Maliqi: Kurti synon votat e Diasporës

schedule17:28 - 6 Nëntor, 2025

schedule 17:28 - 6 Nëntor, 2025

Kemi një përafrim mes partive ish opozitës në një bashkëpunim strategjik midis tyre. Gara kryesore ishte ajo e Mitrovicës. Kemi dhe garën në Prishtinë ku nuk kemi pasur koalicion por zëra brenda PDK për Përparim Ramën e LDK. Në shumicën e garave ka një favorit të gjatë, pritet të shihet ku do të materializohet.

Manovra e Kurtit, është e vështirë të sigurohen numrat. Mbetet çështje e komentuar ligjore nëse presidentja duhet të thërriste zgjedhjet apo jo. Me shumë gjasë 21 apo 28 dhjetori ku ka prezencë të Diasporës, duket se do të favorizojë Kurtin nëse ka zgjedhje. Skenari i dytë është që Kurti po i jep opozitës dy opsione, qeveria e shkurtër e Konjufcës. Kjo vonesë duket se ka qenë kërkesë e Kurtit për të mbajtur zgjedhjet në kohë të Diasporës.

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve në Kosovës, beteja kryesore mbetet për Prishtinën dhe Mitrovicën e Veriut.

Analisti politik Agon Maliqi komentoi për ‘Ballkan Update’ se ka një përafrim të partive opozitare për një bashkëpunim strategjik mes tyre. Maliqi shtoi ndër të tjera, se data 21 apo 28 dhjetor mund të jenë favorite për Kurtin me ardhjen e emigrantëve të Diasporës në atdhe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!