Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Barcelona, barazim me fat/ Skuadra “blaugrana” ndalet 3-3 në transfertën ndaj Club Brugge

schedule10:55 - 6 Nëntor, 2025

schedule 10:55 - 6 Nëntor, 2025

Vetëm një pikë, por mund të shkonte më keq se kaq. Barcelona zhgënjen parashikimet, duke dalë me një barazim të vuajtur 3-3 në transfertën kundër Club Brugge në sfidën e saj të katërt në Champions League.

Vendasit belgë surprizuan që në minutën e gjashtë me golin e epërsisë të shënuar nga Tresoldi. Përgjigja e kampionëve spanjollë ishte e shpejtë. Ferran Torres barazoi shifrat pas vetëm dy minutash duke dhënë përshtypjen se avantazhi i Brugge ishte vetëm një incident.

Por në të vërtetë nuk ishte kështu. Të zotët e shtëpisë goditën sërish në të 17-të. Forbs shënoi golin e dytë, duke vendosur edhe fatin e pjesës së parë të ndeshjes.

Pas pushimit, Lamin Yamal barazoi edhe një herë rezultatin me një gol prej katalogu. Gjithsesi, shpresat e tifozëve blaugrana për përmbysje u tronditën shumë shpejt.

Vetëm dy minuta më pas Club Brugge u kthye sërish në epërsi me realizimin e dytë personal të Forbs. Pa fat belgët, që në minutën e 77-të u ndëshkuan nga autogoli i Colis, ndërsa në nisje të shtesës ishte sistemi VAR që I anuloi atë që me shumë mundësi do të ishte goli i një fitoreje historike.

Në fund vetëm barazim, që detyron Barcelonën të zbresë në vendin e 11 të klasifikimit të ligës në Champions, me 7 pikë pas katër ndeshjeve dhe përkohësisht në zonën e play off./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!