Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mjekësia dhe sfidat e Inteligjencës Artificiale/ Mjekja: Duhet të ketë rol ndihmës, roboti s’mund të interpretojë të dhënat

schedule20:31 - 5 Nëntor, 2025

schedule 20:31 - 5 Nëntor, 2025

TIRANË- Inteligjenca Artificiale është kthyer ditët e sotme në një burim të madh informacioni, por krahas risive teknologjike ajo mbart me vete pasiguri e mungesë besimi.

Mjekja dermatologe, Elna Cano, e ftuar në “Real Story” theksoi se inteligjenca duhet të shërbejë një mjet ndihmë për mjekun, por kurrsesi nuk  mund ta zëvendësojë atë.

“Duhet që ajo të jetë në ndihmë, në funksion të mjekut mendoj se duhet të ecin paralelisht Jo të zëvendësojë mjekun.

Interpretimi i mjekut është shumë i rëndësishëm. Mjeku duhet të interpretojë analizën e aparatit, në momentin kur kemi të dhëna, mjeku e di pastaj se si duhet ta interpretojë”, tha ajo.

Pedagogia Arsejda Gjyli, u shpreh se inteligjenca artificiale nuk e zëvendëson dot mjekun, por pritet që te personeli ndihmës siç janë infermierët do ketë ndikim të madh.

“Inteligjenca artificiale nuk e zëvendëson mjekun, por ndoshta do të zëvendësojë infermierët, pra ndoshta njerëzit ndihmës në proces”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!