Zgjedhja e Glauk Konjufcës si mandatar për formimin e qeverisë së re në Kosovë është një tjetër taktikë për të fituar koha nga Lëvizja Vetevendosje, e cila gjithësesi në fund, me një logjikë të thjesht matematikore nuk do të prodhoj daljen të vendit nga kriza politike.
Ky është qëndrimi i Lidhjes Demorkatike të Kosovës, e cila përmes kryetarit Lumir Abdixhiku ka reaguar duke nënvziuar se koha e partive shtet ka mbaruar dhe në asnjë rast në një demokraci të shëndetshme nuk mund të vendos pakica për shumicën.
“Çdo Qeveri legjitime duhet të përfaqësojë shumicën qytetare, kur kjo shumicë nuk ekziston, vendi duhet t’i kthehet sovranit. Ajo çka sot na propozohet më shumë se demokracisë i ngjanë monarkisë. Në monarki mandati trashëgohet nga i babai te i biri, nga Albin te Glauki. Në monarki mandati mund të trashëgohet e në demokraci mandati sigurohet”
Abdixhiku i bëri thirrjet Konjufcës të tregohet i sinqertë me ata që e kanë votuar dhe si përfaqësues i një brezi të ri politikanësh të pranoj se kjo është një rrugë pa krye.
“Në këto rrethana Glauk Konjufca me mandat të trashëguar në rrethana të tanishme politike duke kuptuar qartë dhe saktë vullnetit të qytetarëve, duhet të jetë i sinqertë më vetën më shumë dhe shumë më shumë se kryetari i tij dhe të konstatojë sa më parë aq më mirë se nuk ka shumicë”.
LDK thekson se priste nga presidentja Osmani një qëndrim më të prerë lidhur me dhënien e 15 ditëve kohë për Konjufcën, dhe dërgimin e menjëhereshëm në zgjedhje, por përsa i përket çështjes së buxhetit, ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë për të zgjatur afatetet e buxhetit aktual, që do të shmangte një skenar të errët për ekonominë në vend.
Edhe partitë e tjera shqiptare si PDK apo AAK e kanë konideruar të palogjikshme këtë lëvizje, ndërsa kanë konsideruar si emërues të përbashkët vetëm zgjedhjet.

