Gjykata e Shkallës së parë Vlorë vendosi masën e sigurisë “ arrest ne burg” për Bertil Alliaj. Seanca është drejtuar nga gjyqtar Etien Isak ndërsa Alba Meta prokuror.
Seanca ka zgjatur për më shumë se 60 minuta. Gjate seancës i pandehuri ka theksuar “nuk jam në gjendje të flas, jam dakord me avokatin”.
Bertil Alliaj u arrestua më 2 nëntor në malësinë e Gjormit nga ku ishte arratisur. Ai u dorëzua pas thirrjeve të policisë. Deri më tani 32-vjeçari nuk e ka treguar arsyen e vërtetë të konfliktit që kishte me kushëririn e tij.

