Qeveria ka hapur garën për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Në një konferencë në Kryeministri, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku u shpreh se tashmë aeroporti i Vlorës ka hedhur hapin e parë për realizimin.
“Është një proces i rëndësishëm për qeverinë shqiptare. Ne kemi dizajnuar një tender ndërkombëtar për aeroportin e Vlorës, bazuar në kriteteret e transparencës dhe barazisë në tender.
Kanë kaluar 4 muaj nga prezantimi që bëmë në Vlorë. Kemi punuar vonë mbrëmë. Aeroporti i Vlorës është pikënisaja. Shumë shpejt do jemi gati për të tenderuar edhe pjesën më të rëndësishme Thumanë-Rrogozhinë.
Prej kohësh flitet për këtë projekt. Sot aeroporti hedh hapin e parë për tu bërë realitet”, tha Balluku./abcnews.al