Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zëri i Shqiptarëve”/ Pjesëmarrësit e 11 majit: Për cilën parti kanë opinionin më pozitiv? Përgjigjet e sondazhit

schedule22:54 - 3 Nëntor, 2025

schedule 22:54 - 3 Nëntor, 2025

ABC News publikoi këtë të hënë përgjigjet e sondazhit të radhës në ‘Zëri i Shqiptarëve.

Sondazhit iu nënshtruan këtë herë 2217 banorë të rritur të vendit, votues te 11 majit. Ashtu si edhe më parë, linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.

Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit, ndërsa marxhi i gabimit shkon në +/- 2.4%

Pyetjes në sondazh: Për cilën nga dy partitë kryesore, keni opinionin më pozitiv? Për kampin socialist, kanë votuar 46.6 për qind e të anketuarve. Për demokratët kanë votuar 30 për qind e kampionit, ndërsa elektorati gri është në kuotën e 23.4 për qind të votuesve.

Rezultatet e këtij sondazhi janë krahasuar me të një jave më parë, ku në datë 26 tetor, votuesit për Partinë Socialiste si partia me mendim më pozitiv ishin në rangun e 47.4 për qind.

Sakaq, nga sondazhi i 26 tetorit rezulton se për Partinë Demokratike kanë votuar 28.1 për qind. Elektorati gri mbetet në kuotën e 24.5 për qind të votuesve.

Në shkallë krahasuese, PS shënon një rënie të lehtë me 0.8 për qind, ndërsa demokratët një rritje me 1.9 për qind. Sa i përket elektoratit gri, ka një rënie me 1.1 për qind.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!