Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lamtumira e fundit/ Xhoana Nano: Fatosi ishte i vërtetë, eci mes baltës së politikës pa u bërë pis prej saj

schedule12:17 - 2 Nëntor, 2025

schedule 12:17 - 2 Nëntor, 2025

E përlotur dhe me fjalë të ndjera, bashkëshortja e Fatos Nanos, Xhoana Nano u shpreh se bashkëshorti i saj ishte njeri i vërtetë, që eci mes baltës së politikës, pa u bërë pis prej saj.

“Ai eci mes baltës së politikës pa u bërë pis prej saj. Ai kishte një zemër të madhe, që dilte të falte, të mirëkuptonte. Hakmarrja, ishte cilësi që nuk e kishte, por nuk pranoi ta njihte. Këtë e bëri pasi udhëhoqi vendin pas burgimit të padrejtë, kur vendi ishte në prag të një lufte civile. Ishte i drejtpërdrejt, ndonjëherë kokëfortë, por i ndershëm me veten dhe të tjerët. Ai e donte këtë vend me shpirt.”. theksoi Xhoana Nano.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!