Kryeministri Edi Rama mbërrin në Pallatin e Kongreseve për të kryer homazhe për Fatos Nanon, liderin historik të socialistëve.
Rama së bashku me bashkëshorten, Lindën, kryen nderime për Fatos Nanon.
Personalitete të ndryshme të politikës kanë marrë pjesë në homazhet për Fatos Nanon.
Nuk kanë munguar as përfaqësues të opozitës si Fatmir Mediu apo Agron Duka.
Megjithatë ai që ka munguar të paktën është Sali Berisha. Mes personave të parë në homazhe mëngjesin e sotëm kanë qenë edhe ish truproja i Nanos, Viktor Agolli, por edhe ish-pjesëtarë të tjerë të grupit të shoqërimit si dhe qytetarë të shumtë./abcnews.al


