Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Sulm terrorist në ndeshjen me Izraelin”: Pushohet çështja ndaj Ergys Faslisë, prokuroria nuk ka prova

schedule09:32 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 09:32 - 19 Dhjetor, 2019

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pushuar çështjen ndaj Ergys Faslsë i arrestuar në vitin 2017 para ndeshjes me Izraelin me dyshimin se po përgatisnin një sulm terrorist.

Gazetari Simon Shkreli bën me dije për abcneës.al se pas kërkesës së prokurorisë për pushimin e çështjes me argumentin se nuk kishte prova, pritet që Faslia të fitojë lirinë më datë 26 dhjetor, kur gjykata të miratojë këtë kërkesë.



Në nëntor të 2017, 4 persona, 2 prej të cilëve shkodrane dhe dy shtetas kosovarë u arrestuan në qytetin e Shkodres pasi u dyshuan se po planifikonin sulm me eksploziv në stadiumin “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Personat e arrestuar në Nëntorin e 2017 në qytetin e Shkodres u akuzuan nga prokuroria e krimeve të rënda për “vepra me qëllime terroriste”, “kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” si dhe pjesëmarrëse në “organizatë terroriste.

Por vetëm pas një viti të vuajtjes së dënimit ish prokurori i cështjes Eugen Beci kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për të ndaluarit si pasojë e mungesës së provave nga arrest në burg në arrest shtëpie, kërkesë kjo e miratuar nga gjykata.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!