Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kabineti qeveritar nderon Fatos Nanon/ Zhvillohen homazhet në nder të ish kryeministrit

schedule11:45 - 2 Nëntor, 2025

schedule 11:45 - 2 Nëntor, 2025

Kabineri qeveritar ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, për të kryer homazhe për ish kryeministrin socialist, Fatos Nano.

Të gjithë ministrat kanë kaluar rreth arkmortit të ish kryeminsitrit, për të bërë nderime.

Personalitete të ndryshme të politikës kanë marrë pjesë deri në këto momente në homazhet për Fatos Nanon.



Nuk kanë munguar as përfaqësues të opozitës si Fatmir Mediu apo Agron Duka.

Megjithatë ai që ka munguar të paktën deri në këto momente është Sali Berisha. Mes personave të parë në homazhe mëngjesin e sotëm kanë qenë edhe ish truproja i Nanos, Viktor Agolli, por edhe ish-pjesëtarë të tjerë të grupit të shoqërimit si dhe qytetarë të shumtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!