Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja në Selenicë, i afërmi i viktimës: Ngjarjen e mësuam nga mediat, nuk dëgjuam të shtëna

schedule10:29 - 2 Nëntor, 2025

schedule 10:29 - 2 Nëntor, 2025

Një i afërm i Dalan Alliajt ka deklaruar se vrasjen e tij e mësoi nga mediat, teksa nuk ka dëgjuar të shtëna.

Ai deklaroi Dalani ishte një njeri i shkolluar dhe nuk kishte probleme.

“Ky është kushëriri im. Ka lindur në Levan. Unë me të atin e tij jam kushëri i dytë. Njeri i shkolluar. Këtë djalin, ka që në 2005 që nuk është dukur këtu. Nga televizori e mora vesh ngjarjen, ne nuk kemi dëgjuar armë”, tha ai.



Ndërkaq, Bertil Alliaj, i cili vrau me armë kushëririn e tij Dalan Alliaj në Selenicë të Vlorës, u shpreh se vrasjen e kreu për një arsye shumë të fortë.

32-vjeçari u mori në për më shumë se një orë nga hetuesit. Falë kontrolleve intensive të shtrira gjatë gjithë natës dhe përdorimit të dronit për krehjen e zonës, ai u arrestua në rrugën përpara banesës së tij.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan si prova materiale 6 gëzhoja dhe 1 predhë arme zjarri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!