Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ekzekutoi kushëririn/ Selenicë, vihet në pranga Bertil Alliaj

schedule07:24 - 2 Nëntor, 2025

schedule 07:24 - 2 Nëntor, 2025

Kapet autori i ngjarjes në Gjorm të Selenicës. Pas pesë orësh arrati, policia ka arritur të arrestojë Bertil Aliaj, i cili vrau me armë zjarri kushëririn e tij, Dalan Alliaj.

Sipas burimeve zyrtare, personi u lokalizua dhe u kap në zonën malore të Gjormit, ku ishte fshehur pas ngjarjes.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë pas një operacioni të shpejtë kërkimi, ndërsa pritet që në vijim të bëhen publike detaje të tjera mbi motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

Autori është një nga personat e përfshirë në Masakrën e Çoles në vitin 2015 ku mbeten të vrarë tre persona. Bertil Alliaj rezulton i dënuar në mungesë me 35 vjet burg. Viktima ka një biznes ne Levan të Fierit dhe ishte pa precedent penal.

Maskara e Çoles ndodhi në prill të vitit 2015, ku pas një sherri në kazino mbetën të vrarë Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Policia identifikoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Alliaj.

Në lidhje me krimin, me burgim të përjetshëm u dënua Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Alliaj u dënuan me nga 35 vjet burg në mungesë.

Masakra e Çoles që nisi pas një sherri mes disa të rinjve në një kazino dhe mbetën të vdekur 3 persona, ka nxitur një seri vrasjesh në qytetin e Vlorës përgjatë viteve, shumica prej të cilave ende pa autor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!