Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja në Selenicë/ Shpallet në kërkim kushëriri i viktimës, dyshohet si ekzekutori i 36-vjeçarit

schedule22:14 - 1 Nëntor, 2025

schedule 22:14 - 1 Nëntor, 2025

SELENICË– Policia e Vlorës ka dhënë detaje të reja mbi krimin në Gjorm të Selenicës, ku humbi jetën Dalan Alliaj.

Sipas bluve të qytetit bregdetar, autori i dyshuar i krimit është Bertil Alliaj.

Ai akuzohet paraprakisht se ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, Dalan Alliaj.

Pas kryerjes së krimit, Bertil Alliaj është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.

Autoritetet vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!