Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Më rrëmbyen si në Kolumbi”, Veliaj krahason veten me bashkiakun e Medellin

schedule13:05 - 31 Tetor, 2025

schedule 13:05 - 31 Tetor, 2025

TIRANË- Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke folur në Gjykatën Kushtetuese në seancën për padinë e bërë nga ai për shkarkimin nga detyra, krahasoi veten me kryetarin e një prej Bashkive në Kolumbi, që sipas tij ishte rrëmbyer nga një organizatë terroriste.

Ai shpjegoi dhe format se si thirret mbledhja e Këshillit Bashkiak, ndërsa pretendoi se nuk është njoftuar për seancën e Këshillit kur dhe u votua shkarkimi i tij.

“Në dhjetë vitet e eksperiencës si kryetar i Bashkisë së Tiranës ka dy mënyra se si thirret këshilli, ose e thërret kryetari i bashkisë për vendimet e veta, qoftë për ato që janë rutinë, ndihma ekonomike, pagesat e qirave mujore apo në vendime të rëndësishme siç është buxheti. Ka dhe një mënyrë tjetër kur e thërret këshilli. Kur e thërret kryetari, është kryetari që thërret këshillin kur e thërret këshilli, këshilli duhet të ftoj kryetarin.

Nuk kam marrë përgjigje nga këshilli, por nga sekretari i këshillit bashkiak, që nuk është anëtar i Këshillit Bashkiak dhe nuk është i autorizuar nga Këshilli, sepse këshilli duhet të votonte për këtë ftesë, sepse këshilli mund të mblidhet dhe vetë, por në këtë rast kur gjykohet kryetari i bashkisë duhet të merrte një votim Këshilli Bashkiak për këtë ftesë dhe nuk mund ta linte këtë me një komunikim Të sekretarit të këshillit, që nuk është as i zgjedhur, por është thellësisht administrativ dhe në këtë sens as nuk jam njoftuar. Të shikosh nga burgu se po mblidhet Këshilli. Nuk kam parë eficencë të jashtëzakonshme, kur Këshilli kalon 8 vendime për 8 orë.

“Ky është fshati që duket, dhe nuk ka nevojë për kallauzin tim, sepse kjo kuptohet shumë qartë që më është mohuar njoftimi, ftesa, më është mohuar e drejta për të qenë aty. Eficenca që shkoi nga padrejtësia në padrejtësi me një ritëm, më një shpejtësisë të jashtëzakonshëm, ishte thellësisht mbresëlënëse.

Ju jap vetëm një shembull, prej punës që kam pasur: kryetari i bashkisë së Medellin u rrëmbye nga një organizatë terroriste dhe pastaj plasi si modë që po të rrëmbesh një kryetar bashkie krijohen zgjedhje dhe pastaj mund të vendosësh atë që do ti nëse nuk ia qëllove me atë që rrëmbeve. Hapet një precedent që mund të shkojmë në fantazitë nga më ekstremet deri të padrejtësia, që është dhe rasti im konkret”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!