Diplomati i karrierës Jorgji Kote dhe eksperti për çështjet ndërkombëtare Geron Kamberi kanë komentuar në emisionin “War Report” në ABC News takimin e fundit mes Donald Trump dhe Xi Jinping.
Sipas Kotet, ky takim përbën një “armëpushim tregtar” mes SHBA-ve dhe Kinës, pasi një luftë tregtare mes tyre do të sillte pasoja shkatërruese për ekonominë globale.
Ai theksoi se të dyja vendet po përballen me rënie të eksporteve dhe probleme ekonomike, çka i ka shtyrë drejt kompromisit. Nga ana tjetër, Kamberi nënvizoi se marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-ve janë historikisht të ndërlikuara dhe se Pekini ndjek gjithmonë një politikë pragmatiste ku rëndësi ka rezultati.
Ai shtoi se, pavarësisht tensioneve tregtare, Kina nuk ka interes të humbasë SHBA-në si partner ekonomik, ndërsa kujtoi se përplasjet mes dy vendeve nuk kanë nisur me Trump, por shumë më herët.
Jorgji Kote: Takimin e Trump me Xi Jiping e vlerësojnë si një armëpushim tregtare, sepse një luftë tregtare mes këtyre dy vendeve do të ishte shkatërrim për të gjithë botën. Kina ka shpallur pavarësinë e saj nga SHBA-të. Të dyja palët kanë probleme me ekonominë, u ka rënë eksporti, në këtë kuadër të dyja palët e kishin interes për një armëpushim tregtar. Armëpushimi tregtar nuk ishte për të gjitha metalet e rralla. Kina dhe Rusia janë të dyja alete, por kanë të dyja politikën e tyre të jashtme. Kina këtu do të jetë shumë e kujdesshme, për të shpëtuar paqen në Ukrainë.
Geron Kamberi: Kina vetë si një shtet që kur lidhi marrëdhëniet me SHBA, ka një histori me SHBA-të shumë interesante. Çdo politikë kineze, rëndësi ka rezultati. Pavarësisht premtimit që i është dhënë Trump Kina është një ekonomi shumë e madhe. Nuk ka pse ta humbasë Amerikën si partner, pavarësisht luftës tregtare. Tarifat nuk janë aq bardh e zi sa duken. Lufta e SHBA-ve me Kinën nuk kanë nisur vetëm me Trump, por edhe më parë.

