Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ekstradohet trafikanti nga Italia/ Erind Lasku, pjesë e grupit të Visit të Pojës

schedule09:09 - 30 Tetor, 2025

schedule 09:09 - 30 Tetor, 2025

Ekstradohet nga Milano shtetasi Erind Lasku që koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, të fituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Si rezultat i partneritetit të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit me ata të Interpol Romës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u finalizua procedura e ekstradimit nga Italia, në Shqipëri, të këtij shtetasi.

Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse GjKKO-ja, në muajin prill, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Erind Lasku ka pasur rolin ka pasur rolin e lehtësimit të transfertave monetare, të përfituara nga trafiku i drogës te grupit te Elvis Docit (Visi i Pojës).

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!