Eksperti i sigurisë, Drizan Shala thotë se Milorad Dodik u hoq nga lista e zezë e SHBA, pasi u tërhoq nga deklaratat e tij, lidhur me marrëveshjen e Dejtonit.
Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Shala u shpreh se SHBA duan dialog mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Marrëveshja e Dejtonit ishte në territor amerikan. Ne kemi parë 2 vitet e fundit, deklarata të Dodik duke u konfrontuar me përfaqësuesin evropian. Këto deklarime, janë parë me sy kritik nga ana e SHBA, që e vendosën në listën e zezë. Si pasojë e ndryshimit të këtij diskursi, njëkohësisht, do duhet të jetë i dëgjueshëm dhe të përmbahet në deklaratat e tij. SHBA e ka pasur vëmendjen të përqëndruar te Dodik. Kjo është fitore e SHBA, ka mesazh mbrapa, që Rusia nuk ka më substancë të saj në Ballkanin Perëndimor. Një politikë agresive, tashmë është në drejtim të Aleksandër Vuçiç. SHBA kanë marrë vendim që vendet e Ballkanit Perëndimor, do duhen t’i rikthehen dialogut për zbatimin e politikave perëndimore. Dodik do të tërhiqet nga skena politike, pavarësisht se trashëgimia do i kalojë djalit të tij.”, theksoi ai./abcnews.al


