Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Interes i lartë për “Paketën e Maleve”/ Dervishi: Bujtinat dhe restorantet do marrin hov, Shqipëria me turizëm gjatë gjithë vitit

schedule14:32 - 29 Tetor, 2025

schedule 14:32 - 29 Tetor, 2025

TIRANË– Kryetari i Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave, Kujtim Dervishi, tha se procesi për “Paketën e Maleve” po ecën me ritme të shpejta.

Ai vlerësoi lehtësimin e procedurave, ndërsa tha se kjo reformë do t’i japë një hov zhvillimit të bujtinave në zonat malore.

“Shumë proceduara që pengonin ecjen e kësaj pakete janë thjeshtuar dhe kjo është një ri për ata që kanë aplikuar për “Paketën e Maleve”. “Paketa e Maleve” ka për t’i dhënë një zhvillim bujtinave në territorin malor shqiptar.

Kjo është një ndihmesë e madhe që i jepen këtyre lloj bizneseve. Do të rrisin turizmin malor. Pushteti vendor duhet ta marrë seriozisht këtë, sepse ai njeh problemet, njeh pronësitë”, theksoi ai.

Ai theksoi në “Money Report” se edhe sektori i bujqësisë do t’i japë një hov të ri turizmit në vend.

Gjatë diskutimit në studio, Dervishi theksoi se emigrantët kanë shprehur interes për të investuar në zonat malore.

“Këto bujtina dhe restorante që do krijohen mundësi shtesë. Parqet kombëtare duhet të shfrytëzohen, por me kritere. Bujqësia mund t’i japë një tjetër zhvillim turizmit. Emigrantët kanë interes edhe për të punuar në Shqipëri, Shqipëria po bëhet atraksion i kërkuar në 12 muajt e vitit”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!