Një nga surprizat më të bukura të këtij sezoni tek Interi është Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas ka përfituar nga largimi i Mauro Icardit dhe është kthyer në një goleador i frikshëm. Barcelona e pëlqen shumë dhe e sheh si zëvendësuesin e Luis Suarez, por jo vetëm.
Në garë për shërbimet e sulmuesit 22-vjeçar është futur edhe Manchester City. El Mundo Deportivo konfirmon interesimin e kampionëve të Anglisë, të cilët janë gati t’i dyfishojnë rrogën Lautaros.
Klazuola e largimit prej 111 milionë eurosh nuk është aspak problem. Pep Guardiola e cilëson argjentinasin si zëvendësuesin ideal të Sergio Agueros, ndërsa ky është një lajm aspak i mirë për klubin italian. /abcnews.al