Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqiptarët, përfaqësim simbolik në qeverinë e RMV”/ Selimi: Edhe në zgjedhjet lokale humbën peshën e tyre

schedule17:29 - 28 Tetor, 2025

schedule 17:29 - 28 Tetor, 2025

Gazetari Sefer Selimi thotë se shqiptarët kanë përfaqësim simbolik në qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Selimi u shpreh se nga zgjedhjet lokale, nuk kemi fitues të qartë nga forcat politike shqiptare.

Sipas Selimit, edhe në pushtetin lokal, partitë shqiptare humbën peshën e tyre.

“Sa u përket politike shqiptare, të dyja palët ka dalë me fitoret e veta. Në kampin politik shqiptar nuk kemi fitues të qartë, fitues që do përcakonte betejë finale se kush do të përcaktojë shqiptarët në Maqedoni. Zoti Mickoski ka qortuar drejtuesit e VLEN, vetëm pse zoti Kasami tha se do të mbështesë kandidatin shqiptar në komunën e Kërçovës, që kandidon kundër kandidatit të VMRO DPMNE. Nga atje, patëm një reaksion me heshtje, nuk iu përgjigjën aspak, Zoti Mickoski ka vendosur dominancë mbi VLEN. Në nivel qendror, kemi përfaqësim simbolik, është më tepër figurativ se substancial. Faktori politik shqiptar është i papërfillshëm në qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Tani po humbet pesha edhe në pushtetin lokal.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!