Shumica e shqiptarëve mendojnë se SPAK ka punuar mirë në këto tre vitet në drejtimin e Altin Dumanit, por nuk ka luftuar më mirë korrupsionin. Në “Zërin e Shqiptarëve”, u publikuan këtë të hënë përgjigjet e sondazhit me temë drejtësinë, ku pyetja e parë ishte: Opinioni juaj për SPAK në tre vjetët nën drejtimin e Altin Dumanit.
Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme, proporcionalisht në 61 bashkitë e vendit, ku pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Sondazhit iu nënshtruan 1313 banorë të rritur. Vlen të theksohet se maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: është plus/minus 2.6 përqind.
Pyetjes, 42.2 përqind janë përgjigjur se SPAK ka punuar më mirë kundër krimit të organizuar, 32,5 përqind thanë se ka punuar më mirë kundër korrupsionit, teksa 25.1 përqind mendojnë se SPAK ka qenë më mirë me drejtuesin e mëparshëm./abcnews.al

