TIRANË- Pika kufitare e Kakavijës i është rikthyer normalitetit. Greva e punëtorëve grekë bëri që pika kufitare e Kakavijës të qëndronte e bllokuar për katër orë rresht.
Në pikë kufitare ka patur një numër të konsiderueshëm mjetesh dhe qytetaresh, të cilët kanë qëndruar në pritje.
Shumë prej tyre janë shprehur se nuk kane qenë në dijeni për grevën e ndërmarrë nga dogana greke, ndërsa nuk kanë munguar dhe rastet kur qytetarët janë mashtruar nga agjencitë e udhëtimit duke ju thënë se lëvizja e autobusëve do të vijojë normalisht.
Punonjësit e doganës greke kanë nisur grevën në orën 06:00 të mëngjesit dhe ka përfunduar në orën 10:00./abcnews.al

