Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kujdes nga epilepsia!/ Një ndër çrregullimet e përhapura neurologjike, mjekët tregojnë kufizimet për persona e prekur

schedule17:35 - 26 Tetor, 2025

schedule 17:35 - 26 Tetor, 2025

Epilepsia, ose siç njihet ndryshe si sëmundja e tokës, është ndër sëmundjet më te shpeshta neurologjike, duke e renditur në vendin e katërt. Në vend, 1 % e popullatës është e prekur nga kjo sëmundje, dhe sipas specialistëve vërehet më shumë tek të moshuarit.

“Epilepsia është sëmundja e 4, më e shpeshtë neurologjike që ne kemi. Në vendin tonë 1 % e popullatës është e diagnostikuar. Prek të dyja gjinitë, të gjitha grupmoshat, por, incidencë më të lartë në moshën e tretë. Prek më tepër meshkujt  sesa femrat.”

Sëmundja e tokës është e trashëgueshme, por, mund të fitohet edhe gjatë jetës, si pasojë e një tumori të shkaktuar më parë, apo e një infeksioni neurologjik, por, jo vetëm.



“Kemi epilepsi të trashëguara, gjenetike, që nuk janë me shkak. Kemi edhe epilepsi simtomatike, të cilat janë format akute lezionare, që shkaktohen kryesisht në aduktët e mëdhenjë apo në grupmoshën e tretë. Të cilat shkaktohen nga tumoret, infarktet, traumat e trurit apo infeksionet e sistemit nervorë qendrorë.”

Kriza epileptike është një episodë  neurologjik, mjekja neurologe Danjela Ndoja, tregon edhe simptomat.

“Mund të jetë një mpirje krahu, një çrregullim në të folur, një ndjesi sikur të merret  frymëmarrja.”

Diagnoza shoqërohet edhe me kufizime. Mjekja neurologe Ndoja, tregon kujdesin që duhet të tregojë një person i diagnostikuar më këtë sëmundje, nga drejtimi i automjetit apo kryerja e aktiviteteve fizike.

“Në rast se pacienti nuk ka dy vjet pa kriza, qoftë edhe me mjekim, atëherë nuk mund të drejtojë as automjetin sepse mund të shkaktohet humbja e vetëdijes, është mërrezik për veten edhe për të tjerët. Nuk duhet të marr pjesë në aktivitete sportive, gjatë notimit nuk duhet të jetë vetëm. Duhet të jetë i shoqëruar.”

Mjaftojnë dy kriza në 24 orë, të paprovokuara nga shkaqe të tjera, për të kuptuar se kemi të bëjm me epilepsi, për të kërkuar ndihmë te mjeku specialist.

Çdo vitë diagnostikohen me epilepsi 5 milionë raste të reja në mbarë botën, dhe sipas të dhënave globale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë 50 milionë njerëz janë të prekur nga kjo sëmundje.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!