Panairi i zejeve dhe kulinarisë shërbeu si një platformë ku u ekspozuan punime karakteristike dhe produkte kulinarie tradicionale.
Në skenën artistike të zonës muzeale performuan grupe dhe artistë popullorë, duke prezantuar vlerat e pasura të folkut, etnografisë dhe veshjeve karakteristike.
Edhe nxënësit shqiptarë jashtë vendit u përfshinë në këtë aktivitet, duke marrë pjesë me performanca kulturore dhe duke treguar rëndësinë e ruajtjes së identitetit dhe traditave.
Ky ishte edicioni i shtatë i Kult Art, ku Gjirokastra bashkoi mjeshtrit dhe artizanët nga të gjitha trevat shqipfolëse. Të pranishmit prezantuan punime të reja dhe të veçanta, duke promovuar artizanatin dhe traditat shqiptare.
Kult Art gjallëroi qytetin e gurtë dhe në këto ditë vjeshte, Gjirokastra vazhdon të mirëpresë një numër të lartë turistësh, duke e bërë këtë aktivitet një festë të vërtetë të traditës dhe kulturës shqiptare./abcnews.al

