Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA do të dërgojë aeroplanmbajtëse në ujërat e Amerikës së Jugut

schedule21:56 - 24 Tetor, 2025

schedule 21:56 - 24 Tetor, 2025

SHBA-të kanë njoftuar se do të dërgojnë një aeroplanmbajtëse në ujërat e Amerikës së Jugut. Nga ana tjetër, SHBA ka vijuar operacionet për të goditur anijet që dyshohet se transportojnë droge.

Pentagoni në një deklaratë më herët tha se “anija luftarake USS Gerald R Ford do të vendoset në rajon për të “forcuar kapacitetin e SHBA-së për të zbuluar, monitoruar dhe aktivitetet e paligjshme që kompromentojnë sigurinë dhe prosperitetin e atdheut të Shteteve të Bashkuara dhe sigurinë në Hemisferën Perëndimore”.

Anija është aeroplanmbajtësja më e madhe e Marinës Amerikane, aktualisht e vendosur në Mesdhe së bashku me tre shkatërrues, dhe pritet të zgjasë rreth një javë për të bërë udhëtimin.

Sipas zyrtarëve, tashmë ka tetë anije të Marinës Amerikane në rajonin e Amerikës Qendrore dhe Jugore, së bashku me një nëndetëse me energji bërthamore, duke arritur në rreth 6,000 marinarë dhe marinsa.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!