Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina kërkon mbështetje nga mekanizmi i reagimit emergjent i NATO-s

schedule16:40 - 24 Tetor, 2025

schedule 16:40 - 24 Tetor, 2025

Ukraina ka kërkuar mbështetje nga Qendra Euro-Atlantike e NATO-s për Koordinimin e Reagimit ndaj Fatkeqësive (EADRCC).

NATO bëri një deklaratë me shkrim lidhur me çështjen ku thuhet se “Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë kërkuar ndihmë ndërkombëtare përmes EADRCC, mekanizmit të NATO-s për reagim ndaj emergjencave”.

Në deklaratë tërhiqet vëmendja se sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës kanë ndikuar në mënyrë serioze popullsinë civile të vendit dhe se sulmet kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e banesave, ujit, energjisë elektrike, ngrohjes dhe asaj publike.

Kërkesa në fjalë ka për qëllim ofrimin e ndihmës për të rritur kapacitetin e mbështetjes humanitare, duke përfshirë sigurimin e ujit, ushqimit dhe karburantit.

Artikujt e ndihmës të kërkuar nga Ukraina përmes EADRCC përfshijnë kamionë me pajisje për ruajtjen e ushqimit, cisterna uji dhe kamionë karburanti/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!