Presidenti i Tiranës, Refik Halili, foli pas fitores 2-0 ndaj Flamurtarit për gazetarin e ABC News, Vladimir Prenga. Kreu i klubit bardheblu foli për ndeshjen, sfidën e radhës ndaj Laçit, punën që po bën aktualisht Egbo, kontaktet me Ilir Dajën dhe pistën Zekerija Ramadani.
NDESHJA – “Për mua në fakt, ishte ndeshje shumë e vështirë, pavarësisht se Vlora ndodhet në pozita të vështira sa i përket pikëve. Pas asaj ndeshje me Partizanin, mendoj se ndikon pak edhe lodhja, ndoshta dhe euforia e fitores në derbi. Jemi munduar që këto dy ditë, t’i harrojmë ato brisqet e regjimit që ka bërë skuadra. Kishim shumë mungesa. Janë shumë të rëndësishme pikët, për vetë faktin se ku renditet skuadra. Mendoj se duhet të fokusohemi te ndeshja e radhës, kjo është shumë e rëndësishme për mua. Jemi përgatitur dhe për fazën përgatitore, do të ikim në Turqi. Çdo gjë e ka në dorë skuadra sa i takon vazhdimësinë, të shohim çfarë do të bëjë skuadra”.
LAÇI – “Laçi është një skuadër shumë e mirë, luhet futboll, është shumë e vështirë për cilëndo skuadër. Ne do të shkojmë për të luajtur futboll. Çdo gjë e ka në dorë skuadra. Nëse do të dalim me rezultat pozitiv, do të jetë sukses për ne. Do të shohim vetëm përpara”.
EGBO – “Unë Egbon e njoh shumë mirë, kam marrëdhënie shumë të mira me Egbo dhe me të gjithë stafin. Mendojmë se do të kemi dhe duhet të kemi edhe trajner të ri, me kohë të plotë”.
DAJA – “Tani unë të them të drejtën unë dua të jem i kujdesshëm me kolegët. Nuk kam bërë kurrë ndërhyrje te skuadrat e tjera, kam qenë shumë i kujdesshëm. E rëndësishme është të marrim një trajner, mendoj unë do ta vendosim në ditët në vazhdim. Pas Laçit, jemi të qetë e do të vendosim. Të jem i sinqertë, nuk i kam telefonuar kurrë një trajneri, as një mesazh, as nuk kam folur për të ardhmen. Jemi përqendruar me ndeshjen me Partizanin, me Vlorën, me Laçin. Më pas, do të vendosim gjithçka. Nëse ne do të marrim trajner të ri, do të ikim në Turqi me trajner.
RAMADANI – “Nuk është fare, kjo është një kërkesë e dy-tre miqve ose menaxherëve të tij, nëse unë jam i interesuar për të. Unë personalisht nuk e njoh fare, kam respekt për të, thjesht di që ka luajtur futboll në Shqipëri. Absolutisht nuk ka asnjë lloj interesimi që Zekaria Ramadani të jetë trajner i klubit”, përfundoi Halili.