Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndalimi i monopatinave/ Koçiu: Masë e nevojshme, po hartojmë rregulla të reja qarkullimi dhe zonat e lejuara

schedule11:14 - 24 Tetor, 2025

schedule 11:14 - 24 Tetor, 2025

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu mbodhi në një tryezë diskutimi, gjithë institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore.

Pas takimit, ministrja Koçiu shkruan në rrjete sociale:

“Pezullimi i lëvizjes me monopatina elektrike erdhi si një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e tyre.

Në tryezën e diskutimit me institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore, vumë në fokus hartimin e rregullave të reja që do të përcaktojnë: standardet teknike të mjeteve, rregullat e qarkullimit dhe zonat e lejuara, si dhe përgjegjësitë e institucioneve që do të sigurojnë zbatimin e ligjit.

Qëllimi është normimi i lëvizjes së monopatinave elektrike në mënyrë të sigurt, të organizuar dhe në përputhje me jetën urbane moderne të qytetit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!