Gazetari Etmond Guri i ftuar në programin ‘Faqja 4’ komentoi nga Athina ligjin e ri të cilin shteti grek ka vendosur të implementojë për shkak të krizës që po has për forcë pune.
Guri tha se nevoja për punonjës në Greqi është trefishuar për 3 vjet dhe se ligji i ri përmban 10 ndryshime kryesore. Nga orët e punës tek bonuset për familjet me shumë fëmijë, Guri përmendi ndryshimet kryesore që do të zbatohen në shtetin fqinj me qëllim mbajtjen dhe shtimin e forcës së punës.
“Aplikimin e 13 orarshit për disa kategori, jo më shumë se 3-4 ditë në muaj dhe jo më shumë se 37 ditë në vit një punonjës mund të punojë 13 orë. Të gjithë deklarojnë online me një kartë fillimin dhe mbarimin e orarit të punës. Këtu nuk përfshihet puna në të zezë. Është pikërisht kjo pjesë që detyroi qeverinë greke të ndryshojë kuadrin ligjor.
Projektligji sjell 10 ndryshime thelbësore në kodin e punës. Punëdhënësi nuk është i nevojshme të bëjmë shumë aplikime, vetëm një aplikim përmes një forme dhe aplikimi bëhet në një kohë rekord dhe konfirmimi nga administrata bëhet në kohë rekord.
Ndryshimi tjetër ndan lejen e zakonshme në pjesë, më parë punonjësi e merrte të plotë ose dy herë në vit. Nga 16 tetori, një punonjës mund ta ndajë në pjesë sipas dakortësisë me punëdhënësit. Zgjidhja e kontratës bëhet më shpejt. Ka një ashpërsim të kuadrit ligjor lidhur me rëndesën që i bëhet punëdhënësit. Ligji parashikon që punëtorët që janë familje me shumë pjesëtarë mund të punojnë deri në 40 orë në javë dhe do të përfitojnë më shumë bonuse.
Greqia ka mungesë kryesore për punëtor, për 3 vjet nevoja për punëtor në Greqi është trefishuar. Në vitin 2023, nevoja për punonjës ishte 90 mijë, në 2024 ka arritur në 180 mijë. Për momentin është në kuotën e 260 mijë.” / abcnews.al /

