Pedagogu Endri Tafani thotë se presidenti amerikan, Donald Trump kërkon që ta mbyllë sa më parë konfliktin në Ukrainë.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Tafani u shpreh se presidenti rus, Vladimir Putin vijon me kërkesat e tij për marrje territoresh, gjë që nuk pranohet nga udhëheqësi ukranias, Volodymy Zelensky.
Tafani shtoi se sanksionet e vendosura së fundmi nga SHBA, janë mjet presioni që Trump po përdor për t’i dhënë fund konfliktit.
“Ka pasur kundërshti nga Zelensky në takimin e parë, edhe në takimin e dytë. Takimi i parë, kur Trump mbajti me Zelensky, i bëri presion, prano kërkesat. Patëm takim me Putin në Alaskë, kërkesat ishin njësoj, Zelensky sërish nuk pranoi lëshim territoresh. Ukraina nuk është më Ukraina e 2022, ka arritur të përballojë mësymjen ruse. Ukraina, duke përmirësuar pozicionin e vet ushtarakisht dhe diplomatikisht, i ka dhënë pozicion vetes, jo aq të dobët, por edhe që i thotë jo Trump. Pozicioni i Trump ka qenë i përqëndruar te fakti po harxhojmë para. Sa i përket sanksioneve është një mjet presioni prej tij, për të zgjidhur konfliktin. Se sa do jetë efektive kjo gjë, mbetet për t’u parë. Sanksionet nuk janë absolute, janë me paketa. Nuk i bëjnë sanksionet në mënyrë absolute. Rusia po e menaxhon situatën nga ana financiare.”, theksoi ai./abcnews.al


