Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“AI”, asistenti i artistit/ Benja: AI ndjek ‘kornizën’ e formuar nga njeriu! Gripshi: Artisti gjeneron për Inteligjencën

schedule17:26 - 22 Tetor, 2025

schedule 17:26 - 22 Tetor, 2025

Në një intervistë në “Faqja 4” në ABC News, Brenton Benja foli për rëndësinë e Inteligjencës Artificiale, duke u ndalur edhe te përdorimi në art.

Gjatë kësaj interviste, ai theksoi se AI menaxhohet në rast se ka rregulla të qarta.

“AI është një motor që shkruan tekste dhe madje edhe programon. Përzgjedh me zgjuarsi stile dhe struktura që i japim ne. Pra nuk është se i shpik vetë qëllimet por kur e udhëheqim ne si duhet është super-bashkëautor për ide të reja dhe prototipe shumë të shpejtë. AI është i menaxhueshëm, por gjithmonë është një njeri që e vëzhgon dhe monitoron”, tha ai.

Nga ana e tij piktori Oltsen Gripshi gjatë intervistës në “Faqja 4” në ABC News tha se e gjitha bota tashmë reflekton për të ardhmen artificiale dhe për të kuptuar se ku po shkojmë.

“Unë mendoj që njerëzimi nuk mund të zëvendësohet nga Inteligjenca Artificiale. Gjithçka që ka të bëjë me vetiaken unë mendoj se nuk ka për ta zëvendësuar. Është një luftë e humbur sepse është njerëzimi, jemi ne artistët që gjenerojmë dhe Inteligjenca Artificiale ecën përpara. Inteligjenca Artificiale është një risi edhe pse kemi pak kohë që e prekim, por sigurisht ka të bëjë me një mbivendosje nëse do të merrja në konsideratë veprimtarinë time. Pra e përsos konceptin e një artisti të artit bashkëkohor në këtë lëmë të krijimtarisë”, tha mes të tjerash ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!