ABC News ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes në Manzë të Durrësit, ku mbetën të vrarë me armë zjarri Aranit Kurti 23 vjeç dhe Flori Paluçi 33 vjeç.
Nga pamjet, shihen se në zonë kanë shkuar forcat e policisë.
Konflikti ka nisur për një “kafe”. Njëri prej viktimave dhe një person që e shoqëronte ka shkuar në një lokal pranë një karburanti dhe i ka kërkuar kamarierit t’i bënte kafe.
Duke qenë se ishte shumë vonë, kamarieri i ka thënë se nuk mund t’i shërbente kafe pasi ekspresi ishte i fikur.
Në këtë moment, ka ndërhyrë një prej personave të tjerë që ndodheshin në lokal, Aranit kurti dhe Daniel Pepa. Pas debateve dhe fyerjeve të ndërsjella, Flori Paluçi ka qëlluar Arianit Kurtin, ndërsa Daniel Pepa ka qëlluar mbi Flori Paluçin.
Daniel Pepa është shpallur në kërkim nga policia./abcnews.al


