Nje pjese e provave qe deshmojne per krime serbe te kryera ne Kosove, nuk jane pranuar ne rastin e krereve te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves ne Hage nga gjykata speciale.
Gkykatesit e kane marre kete vendim me arsyetimin se ato jane te parendesishme për procesin ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit e Selimit, madje me tej ne argumentimin e trupes gjykuese thuhet se nuk është vërtetuar ndonjë ndërlidhje mes aktakuzës, dhe provave të cilat dëshmojnë krimet e Serbisë në Kosovë.
Provat per te cilat behet fjale jane disa dëshmi të shkruara, video-incizime apo edhe material te BBC të cilat sipas mbrojtjes se Jakup Krasniqit, dëshmojnë se në Kosovë ka qenë gjendje kaosi, dhe shumë krime janë kryer në shenjë hakmarrjeje nga individë pas krimeve të Serbisë në zona të ndryshme, per te cilat UCK nuk ka pergjegjesi.
Pas kërkesës së Krasniqit, Prokuroria e Hagës kërkoi që këto prova të krimeve serbe të refuzohen. Dhe kështu ndodhi.
Sipas mbrojtjes keto materiale lidhen, ndër të tjera, me pasojat e krimeve serbe të kryera kundër popullsisë shqiptare, natyrën mbrojtëse të organizatës së UÇK-së dhe hedhjen poshte te pretendimeve për përfshirjen e UÇK-së në zhdukjen dhe vdekjen e individëve.
Nder te tjera u refuzuan edhe material të cilat dëshmonin për situatën e vështirë të kthimit të refugjatëve në Kosovë. Edhe këto, për gjyqtarët, janë të parëndësishme.
Në anën tjetër, muaj më parë, Gjykata Speciale pranoj prova që zyrtarisht iu takonin institucioneve të Beogradit zyrtar.
Ish kreret e UCK ndodhen ne paraburgim qe prej 2020.
Procesi ndaj tyre eshte shoqeruar me drite hije, ndersa mbeshtetja e fundit per ta me mesazhin: Liri per Çlirimtaret, erdhi nga sheshi Skenderbej ne Tirane.

