Nuk ka shprese per Albin Kurti. Ai e ka pranuar vete nga zemra e Britanise Madhe, Londra, ne nje takim me diasporen se ka genjyer per numrat.
“Sic duket alternative eshte se do te shkojme ne zgjedhje prape…” rrefen kryeministri ne detyre, tashme i zhveshur nga qendrimet hipokrite se me 48 deputetet e tij te dale nga zgjedhjet e 9 shkurtit nuk ka bashkepuntore, duke e hedhur vendin nga zgjedhjet ne zgjedhje…
Kurti u nominua më 11 tetor nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për të tentuar ta formojë Qeverinë e re dhe, sipas ligjeve të Kosovës, ai ka 15 ditë afat për ta bërë këtë, që nënkupton se atij i ka mbetur kohë deri më 26 tetor, kohe te cilen po e shperdoron me qellim.
“Nuk është kollaj, se, s’di se si t’jua shpjegoj, ndoshta e keni dëgjuar edhe ju vetë, është intoksikuar atmosfera shumë, ka shumë xhelozi e inati e cinizëm shumë më shumë sesa ide, punë e pasion. Por, jemi ku jemi dhe do të përpiqemi ta bëjmë Qeverinë. Por, siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjedhje prapë”
Kurti tregoi se Fatmir Limajt i kishte ofruar nënkryetarin e Kuvendit, një ministri dhe dy zv/ministra ne kembim te tre deputeteve te tij, por as kjo bisede nuk eshte konkluduar.
Nëse Kurti dështon ta formojë Qeverinë e re deri të dielën e 26 tetorit, atëherë presidentja Osmani, brenda 10 ditësh, duhet t’i ftojë partitë në konsultim dhe, sipas diskrecionit të saj, t’ia japë mandatin një kandidati tjetër që dëshmon se ka shumicën parlamentare.
Ne loje edhte edhe Lista Serbe, partia më e madhe e komunitetit serb në Kosovë, qe dorëzoi javën e kaluar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër zgjedhjes së nënkryetarit serb të Kuvendit, Nenad Rashiç.
Ekspertët paralajmërojnë se, në varësi të vendimit të Kushtetueses, procesi mund të rifillojë nga zeroja dhe Kuvendi të mos konsiderohet i konstituuar.
Tani e sigurte eshte vetem se Kosova eshte zhytur nga duart e Albin Kurtit ne nje ngerc politik nga i cili veshtire te dali… / abcnews.al /

